Web Analytics

Një nga autoret e BB VIP zbulon nga magjia e finales së madhe, do të ndodh ajo që nuk e prisnit

Botuar nga: InfoKosova

Sot në emisionin “Live from Tirana” ishte e ftuar në studio gazetarja dhe një nga autoret e spektaklit që tanimë është kthyer në një fenomen, “BBV”, Kristina.

Ajo është shprehur se do të jetë një finale për të mos u humbur, si dhe ka zbuluar disa detaje nga magjia e natës së madhe.

Çfarë ka rezervuar për teleshikuesit finalja e madhe e këtij edicioni? Do të jetë shumë e bukur, e veçantë, ndryshe nga viti i kaluar, eshtë një finale për të mos u humbur.

Kemi një video hapëse me të gjithë banorët, kanë bërë një parodi që të gjithë e kanë pëlqyer, lidhet me autobusin që ka dalë kudo në rrjete sociale, do të kemi surpriza emocionale për finalistët dhe do të kemi gjithashtu një dasmë mes Kiarës dhe Luizit.

Tabutë që janë thyer në “BBV”? Është thyer barriera për të mos folur në dialekt, Luizi ka folur gjithmonë në dialektin e tij.

Ka bërë shumë mirë, askush nuk duhet të kompleksohet por të shfaqin veten siç janë.

Si e kanë përballuar stafi dhe familjarët komentet dashakeqëse të ndjekësve?

Familjarët e banorëve kanë marrë kërcënime, na kanë marrë në telefon, kanë qenë të shqetësuar nga komentet e ndjekësve jashtë.

Mendoj se duhet ta marrin më qetë, fundja është vetëm një lojë.

E pra parodia me kengen e ish banoreve as nuk pritej nga shikuesit, por duket se do kete surpriza te shumta ne finalen e se shtunes.

Të FUNDIT