Tea Trifoni ka lëshuar akuza të forta sot kundrejt Kiara Titos.
Sipas saj moderatorja e cila në ekran shfaqet shumë ndryshe nga c’është dhe nuk flet shumë është komplet tjetër njeri në realitet.
Ajo tha se një nga familjarët e Kiarës në mbarim të një prej Prime-eve pak javë më parë, kishin kërcënuar Tean me shprehje të tilla si “të marr zvarrë” kërcënime që sipas ish-konkurentes së “Për’Puthen” vinin nga burri i tezes së moderatores.
Sakaq po në “Më ler të flas” Kiara i përgënjeshtroi këto akuza duke i cilësuar të pavërteta dhe që bëhen vetëm për vëmendje.
Ndërkohë që Tea ka thënë se dëshmitare ka qenë Zhaklin Lekatari, ndonse duket se Zhaklina e ka aprovuar këtë duke treguar se është e vërtetë kërcënimi që i është bërë Teas.
Në një faqe Instagrami që kanë shkruajtur për këtë kërcënim, Zhaklina ka komentuar: True! (E vërtetë).
Shiko komentin: