E hënë, 30 Dhjetor, 2024
-0.5 C
Pristina

Njihuni me babain e modeles bukuroshe, Adrola Dushi

Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të InfoKosova në Youtube.

Modelja e njohur Adrola Dushi ka përcjellë një moment të veçantë në jetën e saj: ditëlindjen e babait.

Për 70-vjetorin e të atit, Adrola ka shprehur ndjenjat më të bukura në një event të organizuar me shumë dashuri për të gjithë familjen.

“Ne një shtëpi të vogël apo të madhe, ajo që vërtetë ka rëndësi është dashuria për familjen, dhe unë jam shumë fatlume që ju kam ju”, shkruan ajo në një postim në rrjetet sociale.

“U mblodhëm bashkë për 70-vjetorin e babait. Sytë e tu plot gëzim më mbushin me krenari, për familjen që së bashku me mamën rritën plot dinjitet. Mirënjohëse përjetë ndaj teje, babi, je zemra ime. Uroj të jetosh e pleqërosh i lumtur e me shëndet, për veten dhe për ne që të kemi shumë të shtrenjtë.”

Adrola Dushi ka një lidhje të ngushtë dhe të veçantë me babain e saj, diçka që ka shfaqur gjithmonë në media dhe në rrjetet sociale. Këtë herë, ajo nuk ka hezituar të shprehë përulësinë dhe respektin ndaj tij në këtë moment kaq të rëndësishëm në jetën e tyre familjare.

Shiko fotot:

PROMO

Nga Rubrika