Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa, ka qenë prej katër vitesh ambasadore globale e YSL Beauty dhe gjithashtu imazh i parfumit “Libre”.
Ajo ka fuqizuar figurën e gruas në të gjitha dimensionet e saj, sidomos atë të gruas shqiptare!
Dua na ka bërë krenarë në mbarë botën duke treguar kudo vendlindjen dhe origjinën e saj!
Gjatë një interviste të fundit, këngëtarja u pyet ç’këshilla bukurie ka marrë prej grave të vendit të saj, ndërsa përgjigjja e Duas ishte e goditur.
“Nuk do të thosha domosdoshmërisht se ekziston një trend i bukurisë, por gjëja që më duket më frymëzuese tek gratë e Kosovës është vetëbesimi i tyre”, u përgjigj Dua Lipa.