E enjte, 26 Dhjetor, 2024
1.1 C
Pristina

Osmani takohet me sekretarin Blinken: Diskutim i rëndësishëm për të ardhmen euroatlantike të Kosovës

Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të InfoKosova në Youtube.

Presidentja Vjosa Osmani, e cila po qëndron në Neë York, ku po mbahet Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara, ka takuar sekretarin Antony Blinken.

Në një shkrim në llogarinë e saj në Facebook, Osmani tha se me Blinken ka zhvilluar diskutim të rëndësishëm për fuqizimin e vendit në arnën ndërkombëtare.

“Diskutim i rëndësishëm me Sekretarin Blinken për të ardhmen euroatlantike të Kosovës, fuqizimin ndërkombëtar të vendit tonë, stabilitetin në rajon, si dhe rëndësinë e bashkërendimit me aleatët”, u shpreh Osmani.

Presidentja po ashtu tha se lidhja me ShBA-në është ekzistenciale dhe e pashkëputshme.

Ndërkaq, Osmani, të martën, pati takim me këshilltarine lartë i Departamentit amerikan të Shtetit, Derek Chollet.

Siç njofohet është biseduar për angazhimin në dialogun për normalizimin e raporteve mes Prishtinës dhe Beogradit dhe për “nevojën për të shtensionuar situatën” në veri të Kosovës.

Chollet, së bashku me të dërguarin e Washingtonit për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, u takuan me Osmanin në New York.

“Një bisedë e mirë me presidenten Vjosa Osmani për zotimin tonë të përbashkët për të ardhmen euroatlantike të Kosovës, për nevojën për të shtensionuar situatën dhe për angazhimin urgjent në dialogun për normalizimin e raporteve me Serbinë që lehtësohet nga BE-ja – që është kyç për stabilitetin rajonal dhe integrimin drejt BE-së”, shkroi Chollet në X, që më herët njihej si Twitter.

Presidentja Osmani pati takim edhe me liderët e Ballkanit Perëndimor pas takimit me kryediplomatin e BE-së, Josep Borell në New York.

Ajo i ka kërkuar Bashkimit Evropian që ta përshpejtojë procesin për ta bërë Kosovën me status të vendit kandidat për anëtarësim në këtë bllok.

Keto deklarata raportohet t’i këtë bërë në një drekë tradicionale të organizuar nga kryediplomati i BE-së, Josep Borell në Nju Jork, atje ku po mbahet Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara.

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, ka thënë pas takimit se Serbia është e hapur ndaj “bashkëpunimit konstruktiv në rajon që synon përmbushjen e objektivit tonë strategjik – anëtarësimit në BE”.

Vendeve të Ballkanit Perëndimor u është premtuar perspektivë evropiane prej vitit 2003, në një samit në Selanik./Telegrafi/

PROMO

Nga Rubrika