Këngëtarja ka lindur në 4 korrik 1994 dhe kështu këtë vit ka pasur një përvjetor të rëndësishëm.
Që ajo ka zgjedhur ta festojë në një festë të thjeshtë me njerëzit e saj më të afërt.
Këtë herë, Era festoi në jug të Shqipërisë, ku ndodhet me motrën e saj, Norën dhe disa prej miqve më të ngushtë.
Sigurisht festa nisi herët ditën e djeshme, por kulmoi me një darkë shumë të bukur.
Gjatë mbrëmjes Era kishte veshur një fustan ekstravagant ngjyrë rozë.
Ajo dukej shumë atraktive dhe në super formë, teksa atmosferën e festës mund ta shihni më poshtë.
Shiko videon: