Janë publikuar pamje ekskluzive të grupit “Kumanova”gjatë aksionit në Goshnicë të Maqedonisë Veriore.
Portalit “Telegramisot” ka publikuar videon ku shihet Beg Rizaj, i njohur si komandant Begu, duke patrulluar dhe biseduar me robërit e zënë afër kufirit me Kosovën.
“A është gjithçka OK. Luftën duhet me bë të pastër. Vërejta e fundit është tek policët shqiptarë, sot i falëm, në shpinë të tyre e falëm edhe maqedonin.
Tjera herë ju bëjmë me dije krejt forcat, si polici ashtu edhe në ushtri, nëse nuk e lajnë punën e kanë plumb kresë.
A po nin ti bir i shkinës, a je ka merr vesh. Je me shqiptarë në tokat shqiptare, idiot. P… i nanës”, thotë Rizaj.
Ndryshe, me 13 Maj 2015 Ministria e Brendshme konfirmoi zyrtarisht se trupat e Mirsad Ndrecajt, i njohur si komandant NATO dhe Beg Rizajt, komandant Begu janë në mesin e të vrarëve në aksionin policor të Kumanovës. Identiteti i tyre ishte vërtetuar në bashkëpunim me Byronë e Interpolit në Shkup.
“Është konfirmuar pozitivisht identiteti i Mirsad Ndrecajt, i lindur më 17.06.1979, nga Kosova i ashtuquajtur Komandant NATO për të cilin kishte dyshime se është një nga udhëheqësit e grupit të armatosur.
Arriti konfirmimi pozitiv për identitetin e Beg Rizajt i lindur më 25.12.1977, nga Kosova i njohur si komandant Begu.
Nga të vrarët, është konfirmuar identiteti i Nusret Kaloshit i lindur më 18.04.1975, shtetas i Maqedonisë”, thuhej në njoftimin e MPB-së.
Shiko Videon: