Në shtëpinë e “Big Brother VIP Albania”, , u bënë pjesë edhe 7 banorë të rinj, dhe dy prej tyre, Xumi dhe Gramosi, e ngrohën atmosferën që në minutat e para të hyrjes së tyre. Debati mes tyre eskaloi shpejt, duke përfshirë fyerje dhe gjeste provokuese.
Pas vetëm 5 minutash që nga hyrja e tyre, Xumi, një prej banorëve VIP, pati një përplasje të ashpër me Gramosin, një nga kandidatët për të hyrë në shtëpi nga publiku. Gjatë një pauze publiciteti, debati u ndez dhe kaloi në gjeste të paprecedenta dhe fyerje të hapura. Xumi, i irrituar, përdori një gjuhë të ashpër dhe nënkuptime tejet fyese, duke e kërcënuar Gramosin me fjalë dhe gjeste të papërshtatshme, përfshirë ato që preknin organet gjenitale.
“S’mundesh të më fusësh mua kunja, sa ke hyrë!” i drejtohej Xumi Gramosit, ndërkohë që ky i fundit iu përgjigj duke thënë: “Sa kam hyrë, dhe shife çfarë mund të bëj pas dy javësh.” Gjatë këtij momenti tensioni, Xumi vazhdoi të provokonte me gjeste dhe fjalë të papranueshme për Gramosin dhe banorët e tjerë të shtëpisë.
Ndërkohë, banorja tjetër, Arsidë, u shpreh e shqetësuar për situatën, duke i drejtuar Xumit se gjesti i tij ishte i tepërt dhe i papërshtatshëm për një program të tillë. Për më tepër, Xumi vazhdoi me fjalë kërcënuese, duke krijuar një atmosferë të tensionuar mes banorëve.
Ky moment ka ngjallur reagime të shumta nga ndjekësit e programit, të cilët kanë shprehur shqetësim për gjuhën dhe sjelljen e Xumit, duke vënë në pikëpyetje se si ai mund të ndikojë në dinamiken e shtëpisë.
Shiko foton: