Web Analytics

Panik në Eurovision, përfaqësueses së Izraelit nuk i lejohet të dalë nga dhoma

Botuar nga: InfoKosova

onflikti izraelito-palestinez në Rripin e Gazës ndikoi gjithashtu edhe në eventin më të madh muzikor të Evropës, Eurovision.

Në kuadër të këtij festivali, priten protesta e trazira në shenjë proteste të pjesëmarrjes së Izraelit.

Siç është raportuar, përfaqësuesja e Izraelit, Eden Golan është nën mbikëqyrjen e masave të larta të sigurisë.

Asaj gjithashtu i është kërkuar të mos dalë nga dhoma e hotelit përveç shfaqjeve dhe ngjarjeve zyrtare të Eurovizionit, për shkak të protestave pro-palestineze në Malmo të Suedisë, qyteti ku zhvillohet konkursi.

Policia i tha asaj që të qëndronte jashtë syve të publikut, përveç gjatë performancës.

Eden Golan mbërriti në Malmö këtë fundjavë në mes të sigurisë së rreptë, duke mbajtur një distinktiv në shenjë solidariteti ndaj pengjeve që ende mbahen nga Hamasi.

Policia suedeze është në gatishmëri të lartë dhe ka kërkuar përforcime nga Danimarka dhe Norvegjia për konkursin më të madh të muzikës pop në Evropë.

Të FUNDIT