Web Analytics

Pas Armaldos, edhe bashkëshortja e tij hyn në BBV? Maestro zbulon të vërtetën

Ish-banori i “Big Brother VIP 2”, Armaldo Kllogjeri, ishte dje i ftuar në rubrikën më të re të “E Diell”, “E Diell Folk”.

Lei Kraja e ngacmoi atë dhe e pyeti nëse është burrë me namuz apo mendje hapur dhe ai tha “të dyja bashkë’.

Gjithashtu, këngëtari i njohur zbuloi edhe raportin që ka me vjehërrinë, ku përshëndeti në veçanti vjehrrin.

Pjesë nga intervista:

Lei Kraja: Je burrë me namuz apo mendje hapur?

Armaldo Kllogjeri: Burrë me namuz dhe mendje hapur

Lei Kraja: Ndaje mendjen tani, jo edhe mish edhe peshk, ku anon më shumë.

Armaldo Kllogjeri: Janë të dyja bashkë.

Lei Kraja: Për shembull Aiden do e doje në Big Brother ti?

Armaldo Kllogjeri: Po me namuz jam kur marr vendime për shembull, që janë shumë të rëndësishme për familjen, mendje hapur kur jam me ju, diskutoj, flasim, shkojmë në ndonjë lounge e kënaqemi.

Lei Kraja: Po me vjehrrën?

Armaldo Kllogjeri: Vjehrra ime është një zonjë vlonjate ata i kanë traditat dhe i ruajnë ato, kanë një mënyrë jetese të qytetëruar.

Ervin Kurti: Ti ke jetuar ndonjëherë me vjehrrën?

Armaldo Kllogjeri: Jo, ne themi një fjalë të urtë ‘dielli lind me sabah’.

Ata janë njerëz shumë të mirë dhe më kanë ndihmuar në ditë të vështira, vjehrrin dua ta përshëndes veçanërisht.

Ne kemi një marrëdhënie që kalon një kohë dhe nuk rrimë dot pa takuar njëri-tjetrin.

Nga rubrika