E enjte, 28 Nëntor, 2024
4.5 C
Pristina

Pas skandalit në Big Brother, Mevlan Shaba bën këtë veprim

Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të InfoKosova në Youtube.

Mevlan Shaba, një nga personazhet më të komentuar gjatë qëndrimit në “Big Brother VIP Kosova”, duket se po përballet me sfida të reja dhe të papritura në jetën e tij personale.

Një lajm i kohëve të fundit ka konfirmuar shtatzëninë e partneres së tij, një zhvillim që përherë sjell gëzim dhe pritshmëri. Megjithatë, situata mes tyrë është shoqëruar me tensione dhe konfuzion.

Sipas burimeve nga “Kosova Today”, një krizë serioze ka shpërthyer mes çiftit, duke vënë në dyshim vazhdimësinë e marrëdhënies së tyre. Marrëdhëniet e njohura në mediat sociale duket se janë ndikuar nga këtë situatë, pasi të gjitha postimet e përbashkëta janë fshirë, përfshirë edhe atë që konfirmonte lajmin e shtatzënisë.

Ky zhvillim ka ngjallur debat dhe spekulime të shumta në rrjetet sociale. Të gjithë ndjekësit e “Big Brother” po vëzhgojnë me kujdes këtë situatë, duke shpresuar për një shpjegim nga vetë protagonistët.

Kujtojmë që partnerja e Mevlanit e zbuloi shtatzaninë brenda shtëpisë së “BBVK”, një moment që kapti zemrat e publikut, por tani situata ka marrë një kthesë të papritur.

Reagimi i Livias, ish-partneres së Mevlanit, që e akuzoi atë për tradhti, ka shtuar edhe më tepër tensionin në këtë histori. Akuzat e saj kanë ngjallur shumë diskutime mbi marrëdhënien e tij aktuale. A do të ndikojnë këto akuzat në fundin e marrëdhënies mes Mevlanit dhe partneres së tij? Ndjekësit po presin me padurim një deklaratë zyrtare nga të dy palët.

Nga Rubrika