E hënë, 30 Dhjetor, 2024
5.1 C
Pristina

Për herë të parë, Olsa Muhameti flet për ndarjen e prindërve, marrëdhënien me babin dhe sëmundjen e nënës

Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të InfoKosova në Youtube.

Olsa Muhameti ka qenë e ftuar në emisionin “Sol” në “Klan Kosova”, ku ka folur për Big Brother Vip Kosova dhe detajet e sezonit që pritet të fillojë në tetor.

Mirëpo, për herë të parë Olsa është ndalur edhe te jeta e saj personale, të cilën e mban gjithnjë hermetike.

Ajo ka folur për divorcin e prindërve dhe se si e ka përjetuar atë, si dhe për marrëdhënien me të atin.

“Ndarja e prindërve më ka bërë më të fortë.

Unë mendoj që gocat nëse I kanë prindërit e ndarë bëhen më të fuqishme më të pavarura, më fisnike e dinjitoze.

Mua, mamit e motrës na u desh të jetonim vetëm pa një burrë në shtëpi dhe jemi shumë mirë.

Ruaj kontakte me babin, unë nuk gjykoj.

Kush jam unë të gjykoj babain tim për veprimet që ka bërë.

E kam pasur pak të vështirë në fillim, por kam marrëdhënie me të.

Edhe për ardhjen time në bbvk ai dha mendimin e tij, e analizoi pak.

Unë mendoj që ne fëmijëve nuk na takon të gjykojmë veprimet e prindërve tanë.

Na mbetet t’I falim e të ecim para.

Unë e kam falur edhe pse ai ka bërë shumë gabime.”

Më pas Olsa ka folur edhe për sëmundjen e nënës së saj.

“E quajta sakrificë ardhjen këtu se kam lënë mamin vetëm e ajo ka shumë nevojë për mua tani, por këtë vendim e morëm bashkë.

Unë e ndjek sëmundjen e saj prej 4 vitesh se jetoj me të, po tani është motra aty, tezet e ajo është në duar të sigurta.

Ajo më ka mbeshtetur në çdo vendim.

Pyesja veten pse jam kaq e fortë, por I kam ngjarë mamit.

Ajo lufton me sëmundjen çdo ditë, nuk do ia uroja as armikut.

Nuk sëmuret vetëm I sëmuri, por edhe familjarët, është betejë e madhe që kemi si familje.

Por kjo është jeta, ne duhet të luftojme deri në fund edhe aty ku shohim që nuk ka shpresë, 3-4 muajt e doktorit ne I bëmë 4 vjet duke luftuar, shpresoj shumë t’I bëjmë akoma më shumë.”

PROMO

Nga Rubrika