E enjte, 21 Nëntor, 2024
-0.5 C
Pristina

Përplasje e fortë mes Gjestit dhe Xhenetës

Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të InfoKosova në Youtube.

Pas festës ‘Neon Glow Party’ të organizuar nga ‘Vëllai i Madh’, tensionet mes Gjesti dhe Xhenetës kanë shpërthyer në një përplasje të hapur.

Pas një nate plot energji dhe ngjyrash, Gjesti e akuzoi Xhenetën për tepricë pije, duke theksuar se çdo individ duhet të ketë kontroll mbi veten në momente të tilla.

“Nuk është vetëm çështje alko*oli. Të jesh i pirë do të thotë ta humbasësh kontrollin dhe të bësh veprime që mund të përfundojnë me pasojat e ditës tjetër. Është e nevojshme të jesh i vetëdijshëm për veprimet tuaja,” tha ai në një ton të vendosur.

Xheneta, nga ana e saj, e mohoi akuzën dhe insistoi se ajo kishte gjithçka nën kontroll. “Nuk më intereson opinioni i Gjesti. Unë kam të drejtën time të argëtohem si të doja,” u shpreh ajo, duke theksuar se nuk ndjehet e prekur nga fjalët e tij.

Diskutimet mes dy figureve kanë kapur vëmendjen e audiencës, e cila është gjithnjë e kureshtur për draman brenda BBVK-së.

Në këtë grup, dinamika e marrëdhënieve shpesh sjell momente të tensionuara, dhe asnjëherë nuk ka munguar drama, e cila është shndërruar në një prej elementeve më tërheqëse për shikuesit.

Pjesë e këtij incidenti është edhe natyra e festave, ku pija shpesh luan një rol që ndikon në sjelljen e individëve. Kjo ngre pyetje të rëndësishme për etikën dhe sjelljen sociale në ambiente të tilla.

Shiko videon:

Nga Rubrika