Web Analytics

‘Personi për të cilin kisha një ndjesi të keqe gjithë kohën’, befason Arbana me postimin

Botuar nga: InfoKosova

Arbana Osmani është një nga moderatoret më të preferuara të publikut.

Së fundmi, emri i Arbana Osmanit është lakuar jo pak herë në media dhe në rrjet, për një prishje të mundshme të marrëdhënieve me drejtueset e “Top-Channel” – lajm për të cilin nuk reagoi askush, duke mos pohuar ose mohuar asgjë.

Moderatorja ka postuar në Instastory një ‘meme’ që ka ngritur mjaft pikëpyetje në rrjet.

“Kur më në fund të gjithë fillojnë të mos e pëlqejnë më personin për të cilin kishe një ndjesi të keqe gjithë këtë kohë…” – shkruhet në postimin e moderatores.

Nuk dihet se me kë e ka Arbana, ose cili është personi që kanë nisur të mos e pëlqejnë të gjithë, por dukshëm për Arbanën është një person për të cilin ka kohë që ka shprehur mos pëlqimin e saj.

Shiko foton:

Të FUNDIT