Web Analytics

‘Po jam bixhozxhi’, reagon ashpër Getinjo pas deklaratës së Vivien

Botuar nga: InfoKosova

Në një intervistë ekskluzive për “Mos i bjer me top”, drejtuar nga Ronaldo Sharka dhe Erjola Doçi, modelja bukuroshe Vivien Thani ka folur për herë të parë për Getinjon, duke zbuluar arsyen e vërtetë që fshihet pas ndarjes së tyre.

Mes lotësh, Viven ka treguar se ndarja e tyre nuk ka ardhur për shkak të ndonjë tradhtie apo sherri të madh por në fakt Getinjo është i varur nga lojërat e fatit dhe ishte pikërisht kjo arsyeja që marrëdhënia e çiftit mori fund.

Pas kësaj deklarate, i menjëhershëm ka qënë reagimi i Getinjos, i cili ka bërë një postim në profilin e tij të Instagramit, duke shkruar:

“Edhe po, unë jam bixhozxhi. Nuk krenohem me këtë gjë por njerëzit rreth meje edhe familja ime, kurrë nuk kanë parë sherr apo të kenë vuajtur prej meje.

Mos m’i ngacmoni nervat duke u qurravitur nëpër komente dhe duke me bërë “tag” nëpër intervista sepse nuk jam kështu lloj kategorie unë. Nuk bëj gjëra intime dhe gjeste për vëmendje. Paqe. Shikoni jetën përpara“, shkruan reperi në “InstaStory”.

Shiko foton:

Të FUNDIT