E premte, 20 Shtator, 2024
18.6 C
Pristina

‘Po shkalloja’/Olta Gixhari:Më thonin se s’do bëhesha kurrë nënë…

Aktorja Olta Gixhari, ishte e ftuara e radhës në podcast që ka realizuar me Mira Kazhanin.

Olta ka treguar se shumë persona i kanë thënë se ajo nuk do bëhet kurrë nënë, deklarata që mesa duket e kanë prekur shumë.

“E kam parë veten mami, gjithmonë, sepse unë e dija brenda veten sesi isha. Askush nuk më besonte se do të bëhesha mami, ma thoshin me vulgaritet. Ti do të bëhesh mami? Jo kurrë. Edhe unë qeshja, okej, por më vriste shumë brenda vetes. Thoja sa sipërfaqësorë që janë, se unë jam dhe shumë e ndjeshme. Mëmësia është e vetmja gjë që mua më bën të mos fluturoj”.

Më tej ajo tregoi se periudha që ka lënë gjithçka në Shqipëri për të shkuar dhe për të jetuar në Spanjë, pranë partnerit të saj, ku më pas solli në jetë dhe djalin e madh Amarin, ka qenë mjaft e vështirë.

“Unë hoqa dorë nga gjithçka, hoqa dorë nga teatri, hoqa dorë nga bizneset e mia. Vajta të jetoja në Spanjë, pas pak kohësh isha një nënë me një bebe që qante 24 orë, po shkalloja, më falni por ka qenë periudhë shumë e vështirë”

Shiko videon:

Nga Rubrika