E shtunë, 21 Dhjetor, 2024
1.7 C
Pristina

Polici plagos aksidentalisht kolegen zyrtare policore në Stacionin Policor Jugu në Prishtinë

Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të InfoKosova në Youtube.

Një zyrtare policore është plagosur sot nga një zyrtar tjetër policor, në Stacionin Policor Jugu në Prishtinë.

Lajmin e ka konfirmuar IPK dhe ka bërë të ditur se incidenti dyshohet se ka ndodhur aksidentalisht.

Polici i dyshuar është suspenduar, ndërsa policja e lënduar është dërguar për trajtim mjekësor.

“Hetuesit e IPK-së janë njoftuar sot në orët e mëngjesit nga Policia e Kosovës për një incident shkrepje aksidentale të armës së zjarrit në objektin e Stacionit Policor Jugu në Prishtinë.

Sipas hetimeve paraprake, dyshohet se si pasojë e shkrepjes aksidentale një copë e gëzhojës së plumbi ka plagosur një zyrtare policore në këmbë dhe e njëjta është transportuar menjëherë për trajtim mjekësor.

Lidhur me rastin, është njoftuar edhe prokurori i shtetit, i cili do të udhëheqë hetimet e mëtejshme në bashkëpunim me Inspektoratin Policor të Kosovës (IPK).

Arma e zjarrit është konfiskuar, ndërsa zyrtari policor që shkaktoi aksidentalisht shkrepjen është suspenduar.

Hetuesit e IPK-së pritet të ndërmarrin edhe veprime të tjera hetimore drejt ndriçimit të të gjitha rrethanave të këtij rasti.”/Sinjali/

PROMO

Nga Rubrika