Web Analytics

Policia arreston prindërit dhe djalin e mitur në Lipjan, u rrahën mes vete

Botuar nga: InfoKosova

Drejtoria Rajonale në Prishtinë ka njoftuar se ka arrestuar tre persona në Lipjan.

Sipas njoftimit të Policisë, prindërit dhe djali i tyre i mitur ishin përfshirë në një rrahje mes vete.

“Një femër dhe një mashkull (burrë e grua) dhe djali i tyre i mitur janë arrestuar për arsye se ishin përfshirë në një rrahje ndërmjet vete.”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë.

Policia njofton se në konsultim me prokurorin pas intervistimit burri është dërguar në mbajtje, ndërsa bashkëshortja dhe djali i mitur janë liruar në procedurë të rregullt.

Të FUNDIT