E enjte, 14 Nëntor, 2024
3.1 C
Pristina

Princ Leka Zogu dhe Elia Zaharia dënohen nga Gjykata, reagon aktorja

Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të InfoKosova në Youtube.

Gjykata e Tiranës ka vendosur sot një dënim për Princ Leka Zogu, duke e dënuar me 1 vit e 6 muaj burg për veprën penale të “Dhuna në familje” lidhur me një incident të ndodhur muaj më parë në Oborrin Mbretëror.

Megjithatë, ky dënim është vendosur që të konvertohet në shërbim prove.

Po ashtu, gjykata vendosi për dënimin e ish-bashkëshortes së Princ Lekës, aktores Elia Zaharia, me 6 muaj burg, dhe të ish-vjehrrit të tij, Gjergj Zaharia, me 1 vit burg, ku edhe këto dënime do të kryhen në formën e shërbimit të provës.

Pas vendimit, Elia Zaharia reagoi për Euronews Albania, duke theksuar rëndësinë e përqendrimit në aktivitetet kulturore aktuale, si Panairi i Librit, ku ajo ka qenë prezente.

E pyetur në lidhje me dënimin, ajo u përgjigj se nuk ka komente mbi çështjen, e cila mbetet ende në proces gjyqësor.

“Nuk kam asnjë koment për vendimin, pasi çështja është ende në gjykim dhe e respektoj procesin gjyqësor në heshtje,” tha Elia Zaharia.

Nga Rubrika