E martë, 8 Korrik, 2025
29.7 C
Pristina

Pse gruaja e Kanye West, Bianca Censori, mban një jastëk mbi gjoks?

Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të InfoKosova në Youtube.
Një eksperte e gjuhës së trupit ka vënë re jastëkun e Bianca Censorit, të cilin ajo e përdor si aksesor.

Këtë javë, Kayne dhe gruaja Bianca tërhoqën vëmendjen e fansave kur bënë një paraqitje në Firence, Itali.

Bianca u pa e veshur me një palë tanga të bardha me shkëlqim, mbante një jastëk të madh mbi gjoks, njësoj si jastëku lejla që kishte në daljen e fundit.

Shtimi i jastëkut ngriti shumë pikëpyetje, dhe disa pyesin se për çfarë shërbente aksesori dhe pse Bianca duket se është ngjitur me sendet që përdoren në shtëpi.

Ekspertja e gjuhës së trupit Judi James ka ndarë një mendim për zgjedhjen e stilit unik të Biankës – ndërkohë që ka treguar atë që dalja e fundit publike e çiftit tregon për statusin e marrëdhënies së tyre.

Sipas ekspertes, vendimi i çiftit për t’u veshur me të bardha mund të ketë qenë një shenjë e martesës së Kanye me ish-bashkëshorten Kim, e cila u zhvillua në Firence dhjetë vjet më parë.

“Pothuajse dhjetë vjet nga dita e ditës që kur Kanye u martua me Kim në Firence, në një nga dasmat më të famshme të dekadës ai është kthyer në atë vend me gruan e tij aktuale Bianca”

Po ashtu, Judi beson se aksesori i preferuar i Biancas është më shumë se sa një veprim për të mbuluar dekoltenë e saj.

Judi mendon se gruaja e Kayne e përdort jastëkun për të pasur një ndjenjë ‘rehatie’ dhe sigurie.

Shiko fotot:

PROMO

Nga Rubrika