E martë, 24 Shtator, 2024
15.8 C
Pristina

Pse pas ndarjes, Santiana nuk interesohet më për askënd?

Ish-banorja e Big Brother VIP Kosova, Santiana Maloku, vazhdon të jetë në qendër të vëmendjes me postimet e saj provokuese në rrjetet sociale.

Një nga deklaratat e saj më të fundit ka shkaktuar shumë diskutime dhe spekulime mes ndjekësve të saj.

Së fundmi, Santiana ndau një thënie në gjuhën angleze që duket se është një mesazh i qartë për ata që e ndjekin.

“Është paqësore kur nuk interesohesh më për askënd,” shkruan ajo, duke lënë të kuptohet se po përjeton një periudhë reflektimi dhe shpërqendrimi nga marrëdhëniet e mëparshme.

Ky postim vjen pas ndarjes nga Lirimi, një situatë që ka tërhequr vëmendjen e mediave dhe fansave për një kohë të gjatë.

Ndarja e tyre e ka lënë Santianën të reflektojë mbi prioritetet dhe ndjenjat e saj, dhe duket se ka vendosur të marrë një hap prapa nga marrëdhëniet romantike për momentin.

Shiko foton:

Nga Rubrika