Web Analytics
E diel, 26 Maj, 2024
17.2 C
Pristina

Publikohen detaje, banori i BBVA u zu në befasi nga policia në dhomën e surprizave

Liam Osmani është personazhi që ka qëndruar më së paku në shtëpinë e Big Brother.

Ai pa mbushur as 24 orë që kishte hyrë në shtëpi ishte arrestuar nga Policia.

Forcat policore e kanë pritur atë në dhomën e suprizave për ta shoqëruar në Stacionin e Policisë, ku aktualisht gjendet.

Për çfarë akuzohet?

Liam Osmani rezulton i dënuar në vitin 2022, pasi në vitin 2019 përmes mashtrimit ka përvetësuar 17 bileta turistike për në Gjermani në vlerë rreth 6 mijë euro, për të cilat nuk ka kryer pagesat përkatëse.

Vetë Liam Osmani ka deklaruar se nuk ka qenë në dijeni të këtij dënimi.

I gjithë procesi ndaj tij ka një sërë pikëpyetjesh, që nga shqyrtimi i kësaj çështje nga Gjykata Penale, kur mund të ishte zgjidhur përmes përmbarimit, te vendimi nul, për shkak se në momentin e dënimit, Liam Osmani kishte hequr dorë nga shtetësia shqiptare.

Të fundit