Web Analytics

“Qaj çdo natë”, banorja e Big Brother Albania flet për gjendjen e rënduar psikologjike

Botuar nga: InfoKosova

Hyrja e Roza Latit në shtëpinë e “Big Brother Vip Albania” mbrëmjen e së shtunës ishte paska e pazakontë pasi ajo nuk ia kishte treguar këtë mamasë së saj, Rita Latit.

Roza është shprehur shumë herë që nëse do futej në “BBV” nuk e dinte nëse mund ta përballonte.

Së fundmi ajo ka biseduar me Riken për gjendjen e saj të rënduar psikologjike që ka pasur.

Roza u shpreh ndër të tjera se, njerëzit e shikojnë gjithmonë si ajo Roza e qeshur e ekranit por pasi kamerat fiken është totalisht një realitet tjetër.

“Kur kam bërë takimin me psikologen e produksionit, i thoja që jam mirë vetëm se qaj çdo natë.

Mirë jam i thoja, por kur shtrihesha për të fjetur vendosja facoleta tek veshët sepse më rridhnin lotët dhe e kisha bezdi të më futeshin në vesh.

Gjendja ime mendore është në këtë lloj faze. Dua pak kohë për veten. Njerëzit më njohin si ajo Roza e ekranit e qeshur, por kur fiken kamerat, secili ka atë gjendjen e tij”.

Shiko videon:

Të FUNDIT