Kuvendi i Kosovës është konstituar, dhe në përmbyllje të seancës, kryetarja e sapozgjedhur, Albulena Haxhiu, ka bërë të ditur se sot pritet të mbahet edhe një seancë tjetër për formimin e Qeverisë.
Ajo u ka lutur deputetëve të qëndrojnë brenda ambienteve të Kuvendit të Kosovës.
“Sot pritet të mbahet edhe një seancë tjetër për zgjedhjen e Qeverisë. Iu lutem të qëndroni në ambientet e Kuvendit të Kosovës”, ka thënë Haxhiu.