Web Analytics

Qetsori rrëfen momentin komik me Luiz Ejllin

Botuar nga: InfoKosova

Ish-banori i Big Brother, Qetsor Ferunaj ka folur pas daljes nga shtëpia ‘Vip’, ku ka treguar për eksperiencën e tij dhe rikthimin për herë të dytë si konkurrent.

Qetsori në ‘Ftesë në 5’ tha se loja e tij përballë fituesit të BBVIP, Luiz Ejllit ka qenë ndër ato që do veçonte më së shumti, ku ka treguar një situatë komike nga gërhitjet e këngëtarit.

“Luizi gërhiste shumë unë e kisha gjumin shumë të lehtë dhe mbaja afër një shkop nga ato të fshesës, ma nxiu vërtet”, citoi ai.

Sakaq theksoi se të dy ata si konkurrent kanë mbështetur njëri-tjetrin gjatë lojës, ku veçoi se dhe aktorja Olta Gixhari ka lënë gjurmë të forta në eksperiencën e saj gjatë BBVIP.

Të FUNDIT