QKUK jep detaje për gjendjen e 27 vjeçarit që ra nga kulmi në Ferizaj

Punëtori që ra nga kulmi derisa po punonte dje në vendpunishte në Ferizaj, është në gjendje të rëndë.

Drejtori i Intenzivës në QKUK, Shaqir Uka, ka dhënë detaje për gjendjen e pacientit.

Uka tha se pacienti i është nënshtruar të gjitha ekzaminimeve mjekësore të nevojshme, lëndimet më të mëdha i ka marrë në pjesën e gjoksit.

“Pacienti është rrëzuar nga lartësia, sipas Spitalit të Ferizajt është një lartësi prej 5-6 metrash.

Fillimisht është dërguar në Qendrën Emergjente, ku ka bërë ekzaminimet mjekësore e më pas është transferuar tek Mjekimi Intensiv.

Lëndimet janë serioze, është jashtë rrezikut për jetë”.

Nga Rubrika