Web Analytics

QKUK: Për nëntë muaj, mbi 68 mijë pacientë morën shërbime mjekësore në Klinikën Emergjente

Botuar nga: InfoKosova

Mbi 68 mijë pacientë kanë kryer shërbime dhe ekzaminime mjekësore, në kuadër të Klinikës Emergjente, në nëntë muajt e parë të këtij viti, duke e bërë institucionin më të ngarkuar dhe me shumë punë, në Kosovë.

Kështu bëhet e ditur në njoftimin për media të ShSKUK

Nga numri i përgjithshëm i pacientëve, 7 mijë e 224 pacientë janë pranuar për trajtim të mëtejmë nga klinikat përkatëse të QKUK-së, kurse janë kryer edhe 995 operacione emergjente mjekësore.

Numri i vizitave sipas profileve mjekësore

-16 mijë e 602 pacientë në dhomë të Reanimimit

-20 mijë e 502 pacientë në dhomën Internistike

-11mijë e 341 pacientë në dhomën e Kirurgjisë

-14 mijë e 398 pacientë në dhomën e Ortopedisë. /Telegrafi/

Të FUNDIT