E enjte, 31 Tetor, 2024
16.3 C
Pristina

Rafael Leao nën survejim: Tri klube të mëdha europiane po e ndjekin situatën e tij

Ka një çështje te Milani dhe ajo është e sulmuesit portugez Rafael Leaos këtë sezon.

Përkundër faktit se është lojtari më i vlerësuar te Rossonerët, Leao nuk është duke kaluar nëpër një formë të mirë dhe largimi i tij në janar mund të bëhet realitet. Forma e tij ka shkaktuar shqetësime, duke e detyruar klubin të rishikojë planet e tij për të ardhmen.

25-vjeçari ka shfaqur pakënaqësi këtë sezon, duke realizuar vetëm një gol në 10 ndeshje në Serie A dhe Ligën e Kampionëve, shumë më poshtë pritshmërive që janë dëshmuar në sezonet e kaluara. Përveç golit, ai ka dhënë katër asistime, por kjo nuk është mjaftueshëm për të justifikuar vendin e tij në ekipin startues.

Sevilla’s Sergio Ramos celebrates after scoring his side’s first goal during the Champions League Group B soccer match between Sevilla and PSV at the Ramon Sanchez-Pizjuan stadium in Seville, Spain, Wednesday, Nov.29, 2023. (AP Photo/Jose Breton)

Raportet nga Calciomercato tregojnë se janë tri klube të mëdha evropiane që po e monitorojnë me kujdes situatën e Leao-s: Arsenal, Manchester United dhe Paris Saint Germain. Të gjitha këto skuadra dëshirojnë të kenë në radhët e tyre një lojtar me potencialin e tij, duke e gjykuar se ky mund të jetë një mundësi e artë për ta përforcuar ekipin.

Leao ka një kontratë me Milanin deri në vitin 2028, e cila përmban një klauzolë largimi prej 175 milionë euro. Një shifër e tillë e bën atë një nga lojtarët më të kërkuar në tregun e transferimeve, dhe pritet që çdo lëvizje për të të jetë në qendër të vëmendjes në sezonet që vijnë.

Nga Rubrika