E diel, 8 Shtator, 2024
18.4 C
Pristina

Reagon nusja e Shpatit, pasi këngëtari vendosi që modelet në klipin e tij të vishen në këtë mënyrë

Selvia, bashkëshortja e Shpat Kasapit, ka treguar përkrahjen dhe krenarinë e saj për projektin e fundit të burrit të saj.

Pas publikimit te projektit të tij më të fundit me ndjekësit e tij, Selvia nuk ka hezituar të shprehë krenarinë e saj: “Ndihem krenare që kam në krah një artist që asnjëherë nuk më zhgënjen me klipe vetëm për të marrë vëmendje…”.

Klipi i fundit i Shpatit dallon nga të tjerët për shkak të veshjeve të modeles së përdorur. Në vend të vajzave me bikini apo veshje të ekzagjeruara, modelet prezantohen me kostume të mbërthyera deri në kapësen e fundit.

Kjo ndryshim në prezantimin e modeles ka bërë që klipi të dallojë dhe të krijojë një impakt të veçantë.

Reagimi i Selvias tregon mbështetjen dhe krenarinë për zgjedhjet artistike të Shpatit, duke e vlerësuar për integritetin dhe përkushtimin e tij ndaj artit.

Shiko foton:

Nga Rubrika