Web Analytics

Reagon shoku i Luizit pas deklaratës i cili tha se kanë dy vite pa folur

Botuar nga: InfoKosova

Luiz Ejlli trazoi një rrjet të tërë me deklaratën e tij ditën e djeshme teksa ishte i ftuar në “Shqipëria Live”.

Si fillim, kur u pyet për Meridian Ramçajn, Luizi tha se e njeh po aq sa Arionin, moderatorin e emisionit, duke lënë të kuptohet se nuk janë miq.

“Kam parë se jam njeriu me më shumë shokë në Republikën e Shqipërisë. Meridiani, a ka bërë mirë a ka bërë keq që më ka mbështetur nuk e di, unë e njoh atë sa të njoh ty(i drejtohet moderatorit).

Ama të dalë Meridiani apo shumë të tjerë të thojë se ‘Unë jam menaxheri etj etj’, kjo është e tepruar”.

Ndërsa, sa i përket dy miqve të tij, Marios dhe Jonit, këngëtari shtoi se ata dikur kanë qëndruar shumë bashkë, por prej dy vitesh nuk flisnin më dhe i kishin shkëputur marrëdhëniet.

Nisur nga deklarata e Luizit, një reagim indirekt ka ardhur nga Jon Doja, shoku i Luizit.

Ai postoi një fragment nga një filmi i njohur shqiptar “Çifti i lumtur”, ku thuhet: “Unë nuk di se çfarë i thonë kësaj”.

Me këtë postim, Joni lë të kuptohet se raportet mes tij dhe Luizit kanë qenë mirë, ndryshe nga se u shpreh këngëtari.

Shiko foton:

Të FUNDIT