Rezart Veleshnja u përjashtua mbrëmë nga Big Brother VIP Kosova, me vendim të Vëllait të Madh përmes zarfit të zi.
Ky vendim i papritur ka sjellë shumë reagime dhe diskutime ndër fansat dhe banorët e tjerë.
Veprimet e shumta të Rezit shkelën rregulloren e vëllait të madh, duke rezultuar në eliminimin e tij nga gara për çmimin e madh.
Ky ishte një moment kritik jo vetëm për Rezartin, por edhe për dinamikën e grupit brenda shtëpisë.
Për ndryshe, banoret me të cilët ishte i afërt Rezi janë Mevlani dhe Drenusha.
Ndërsa qëndronte në shtëpi, ata krijuan një lidhje të fortë, e cila tani është vënë në dyshim pas eliminimit të tij.
Si do të vazhdojë raporti i tyre jashtë shtëpisë mbetet të shihet dhe është tema e diskutimeve të shumta mes fansave dhe mediave.
Pas daljes nga BBVK-ja, ai ka reaguar përmes një videoje, duke ndarë mendimet dhe ndjenjat e tij për këtë përvojë të papritur.
Shiko Videon: