Gëzuar ditëlindjen Rihanna! Sot, ikona e muzikës pop dhe një nga gratë më me ndikim në industrinë e argëtimit, feston ditëlindjen e saj të 37-të.
Robyn Rihanna Fenty, e lindur më 20 shkurt 1988, ka arritur të krijojë një emër të jashtëzakonshëm si këngëtare, biznesmene dhe aktore.
Ajo është e njohur jo vetëm për zërin e saj mbresëlënës, por edhe për arritjet e saj të jashtëzakonshme. Sipas Guinness World Records, ajo është artistja me më shumë shitje e shekullit 21-të dhe gjithashtu artistja më e certifikuar femër dixhitale nga Shoqata e Industrisë së Regjistrimit të Amerikës (RIAA).
Me një pasuri që e rendit si muzikanten e tretë më të pasur në botë që nga viti 2024, sukseset e saj muzikore janë të pabesueshme.
Rihanna ka shtatë këngë të çertifikuara me diamant në SHBA dhe 14 këngë numër një në Billboard Hot 100. Të dhënat tregojnë se ajo është një nga artistet më të shitura të të gjitha kohërave, me shitje globale që kapin rreth 250 milionë njësi.
Përtej muzikës, Rihanna ka treguar angazhimin e saj për çështje humanitare dhe kjo e ka bërë atë një ikonë të modës.