Web Analytics

Rina Balaj ‘ndez’ rrjetin me foto ku tregon format joshëse trupore

Rina Balaj është një prej personazheve më të komentuara të estradës shqiptare, këngëtarja e njohur krahas një karriere në muzikë është e njohur edhe për stilin unik dhe fizikun joshëse.

E përkushtuar ndaj linjave trupore, Rina falë palestrës ka arritur që të jetë në formë të mrekullueshme.

Format e saj joshëse u vunë në pah edhe në disa imazhe të reja që ndau me fansat në llogarinë e saj në Instagram.

Autorja e “Bad Rossita” pozoi e veshur me një trupore me ngjyrë të zezë dhe të shkurtër, të cilat i kombinoi me atlete të bardha dhe çantë të vogël dore.

Për një dukej me më shumë stil, Rina mbante aksesor ari dhe syze të zeza dielli.

Ajo dukej më tërheqëse së kurrë më parë, ndërsa të shumta ishin edhe komentet nga ana e admiruesve të saj./Telegrafi/

Shiko fotot:

Nga rubrika