Rita Ora ka ndarë me fansat një pamje të rrallë në rolin e saj si “njerkë” për dy fëmijët e bashkëshortit të saj, Taika Waititi.
Interpretuesja e hitit “Lonely Together” ka përshkruar veten si “njerkë zanash” për dy vajzat e Taika nga martesa e tij e mëparshme.
Ora shpjegoi se ajo ndihet e lirë dhe mund të argëtohet me Te Kainga O’Te Hinekahu, 11 vjeçe, dhe Matewa Kiritapu, shtatë vjeçe, të cilat regjisori i fitues i çmimit “Oscar” i ka me ish-gruan e tij, Chelsea Wistanley.
Këngëtarja po fliste në podcastin ‘Table Manners’ të Jessie dhe Lennie Ware kur tha se ishte njerkë:
“Oh, më pëlqen. Thjesht ndihem shumë bukur, sepse është sikur, unë jam thjesht kumbara e zanave. Kjo në fakt nuk ka ndonjë përgjegjësi”.