Megjithëse të ndarë që prej lindjes së vogëlushit, reperi Majk dhe ish-partnerja Majlinda Zeka kanë ditur të gjejnë gjuhën e përbashkët për të prindëruar siç duhet dhe për t’ia bërë ditët më të bukura djalit të tyre.
E kemi parë shpesh në media si “çunin e babit”, një bukurosh që ka marrë tiparet më të bukura të të dy prindërve.
Koha kalon shpejt dhe Roani sot mbush 6 vjeç!
Ka qenë Majk ai që ka ndarë në llogarinë e tij në Instagram disa foto të ëmbla nga momente të ndryshme me të birin, ku i uron ditëlindjen krahas pozave.
“Urime Ditëlindja e Roani zemra e babit…”– shkruan reperi.
Roani është rritur shumë që nga hera e fundit që Majk na e tregoi të birin në postimet e tij në Instagram.
Një urim shumë të ëmbël për Roanin e bëri edhe mamaja e tij, Majlinda.
“Gëzuar ditëlindjen e gjashtë biri im i mrekullueshëm! S’ka rëndësi sa i madh bëhesh apo sa larg shkon, unë do të jem gjithmonë në krahun tënd! Të dua”-shkruan ajo.
Shiko fotot: