E diel, 13 Tetor, 2024
7.4 C
Pristina

Roza Lati dhe Xhonatan Islami konfirmojnë lidhjen, publikojnë foto së bashku

Roza Lati dhe Xhonatan Islami prej disa ditësh kanë qenë në vëmendje të rrjeteve sociale për një romancë mes tyre.

Dhe mesa duket lajmet kanë qenë të vërteta.

Dyshja kanë vendosur të mos e fshehin më lidhjen.

Xhonatani ka postuar një foto ku Roza është shfaqur duke e puthur pas një hedhje me parashutë.

Ndonëse Xhonatani nuk e ka etiketuar moderatoren, identiteti i saj kuptohet lehtësisht nga flokët, veshja dhe atletet.Roza ka qenë në jug të Shqipërisë, në Gjirokastër, për të mbështetur ish-banorin e Big Brother VIP Albania, Xhonatan Islamin në konkursin e parashutave, “PGAEuro 2024”, që u mbajt vetëm pak ditë më parë.

Shiko foton:

Nga Rubrika