Rreth 30 minatorë të Trepçës dyshohet se kanë mbetur të ngujuar në minierë.
Dyshohet se janë bllokuar si pasojë e problemeve me rrymë.
Minatorët janë akoma të ngujuar që nga mbrëmë në orët e natës.
“Sapo e konfirmova. Rreth 30 minatorë kanë mbetur të bllokuar si pasojë e problemeve me rrymë dhe të njëjtit janë akoma të ngujuar që nga mbrëmë në orët e natës. Janë brenda hapësirave të minierës. Këtë ma konfirmoi edhe kryetari i sindikatës së minatorëve, Ibrahim Jonuzi”./KlanKosova/