Web Analytics

Sabiani tregon përballjen e parë me Krisitin pas “BBVA”

Botuar nga: InfoKosova

Këngëtari Sabiani, pas përfundimit të BBV2, ka folur për “Shqipëria Live” në lidhje me bisedat e para me Kristin pas daljes nga shtëpia.

Po ashtu, ai ka treguar se nuk do të ndërhyjë në marrëdhënien e tij me Keisin, dhe se ka komunikuar edhe me babin e Kristit, Robertin.

Mbrëmë në darkë unë kam përjetuar një show të vërtetë.

I kisha harruar të gjitha dhe më dukej vetja një spektator.

Ke pasur një përballje me Robertin, babain e Kristit, dhe mendoj se ishte një debat shumë i kulturuar, mes dy personave të kulturuar. Kristi doli dje i dyti, e prisje?

Nuk e prisja, por realisht, u gëzova, mu bë qejfi

A fole pas spektaklit me Kristin?

Patjetër, ishim në festë mbrapa, deri në sabah,

Çfarë i the, çfarë mund të na tregosh një detaj?

Po më pyeste “Kam bërë gjë, keni ndonjë gjë për të thënë?”. Asgjë i thashë, dole i dyti, zëre se ke fituar.

A je ti dakord, që në dashtë zoti, marrëdhënia e Keisit dhe Kristit të vazhdojë dhe jashtë?

Aty nuk mund të flas, e dinë vetë ata, unë s’ndërhyj.

 

Të FUNDIT