Web Analytics

Sara Hoxha ka një kërkesë të pazakonshme për vajzat në lidhje me Ledrin

Botuar nga: InfoKosova

Ledri Vula duket se ka vendosur të “pushtojë” tregun muzikor këtë verë!

Në periudha shumë të shkurtra kohore, artisti po publikon këngët e albumit të tij të ri “Një GOAT për ty”, të shoqëruara me videoklipe.

E rradhës do të publikohet me datë 10 maj dhe titullohet “Prek”.

Ditën e djeshme reperi ka zbuluar pak nga kënga dhe në videon e publikuar në Instagramin e tij dhe refreni “epik” i këngës ka tërhequë vëmendjen tonë, por…edhe të partneres së tij, Sarës.

“A m’len me t’prek”, është vargu që duket se do bëhet refren i kësaj vere.

E meqë Ledri bëri këtë pyetje, Sara ka një kërkesë drejtuar vajzave.

“Goca, a ka mundësi t’i jepni një përgjigje”, ka shkruar ajo në Instastory mbi videon e postuar nga Ledri.

Epo, edhe pse duhet ta pranojmë që Ledri është një ndër të preferuarit e vajzave shqiptare, në raste të tilla është mirë që përgjigja të jetë e qartë (if you know what we mean).

Pra vajza, i keni kthyer akoma përgjigje Ledrit?

Shiko foton:

Të FUNDIT