U bënë plot 11 vite që bashkëshortja e këngëtarit Shaqir Cërrvadiku ka ndërruar jetë.
Cërrvadiku në mëngjesin e ditës së sotme e ka përkujtuar partneren e ndjerë.

Artisti ka publikuar një fotografi në Facebook me bashkëshorten ku përmes një shkrimi tregon ndjenjat e tij ndaj saj dhe vetminë që e ka pa të.
“11 VITE PA GJYSMËN E SHPIRTIT TIM ! Ta përkujtoj njeriun e zemrës dhe shpirtit e kam të vështirë sepse fjalët më duken të pakta e të varfëra për ti thanë gjithë ato që ndjej, më mungojnë sytë e tu,buzëqeshja, aroma, frymarrja e dashurija jote pakufi, më mungojnë ato përqafime kur më përcillje e me pritje tek dera e oborrit çdo ditë sa herë që dilja e kthehesha në shtëpi, sa herë thellohem në detajet e kujtimeve për TY,duke e rikthyer jetën prapa,pafajësisht zemra lotët shpesh më mashtrojnë” ka shkruar nder te tjera ai.
