E hënë, 28 Tetor, 2024
15.7 C
Pristina

Shkarkimi i Erik Ten Hag: Fundi i një Epoke në Manchester United

Tashmë edhe zyrtarisht, Manchester United ka vendosur të shkarkojë trajnerin Erik Ten Hag, një vendim që i jep fund një periudhe të vështirë për klubin.

Arsyeja kryesore për këtë vendim të rëndësishëm është rezultati i dobët që ka shoqëruar trajnerin holandez gjatë këtij sezoni. Në këtë moment, Manchester United renditet në pozitën e 14-të në Ligën Premier me vetëm 11 pikë të fituara deri tani, një pasqyrë shqetësuese për një nga klubet më të njohura në botë.

Situata nuk është aspak më mirë as në garën evropiane, ku në ndeshjen e fundit arritën të dalin me një barazim 1-1 përballë Fenerbahces në Turqi. Pas tri ndeshjeve, emblema e famshme angleze ka arritur të fitojë vetëm tri pikë, duke ngritur shqetësime të mëdha në lidhje me ecurinë e skuadrës dhe potencialin për t’u kualifikuar në fazat e ardhshme.

Shkarkimi i Ten Hag u njoftua nga dy gazetarët e njohur Fabrizio Romano dhe David Ornstein, ndërsa informata e tij u bë zyrtare edhe nga faqja ofiçiale e klubit.

Romano përmendi se vendimi për shkarkimin e Ten Hag erdhi pas një diskutimi të brendshëm mes hierarkisë së klubit. Ai do të zëvendësohet përkohësisht nga Ruud Van Nistelrooy, i cili deri tani ka mbajtur rolin e asistenti në skuadër.

Erik Ten Hag, 54 vjeç, mori drejtimin e Manchester United në korrik të vitit 2022 pas një periudhe të suksesshme me Ajax, ku arriti të shkëlqejë në arenën evropiane. Gjatë këtyre dy viteve në krye të United, ai arriti të fitojë dy trofe, por duket se këto rezultate nuk kanë qenë të mjaftueshme për ta mbajtur atë në krye të klubit.

Nga Rubrika