E mërkurë, 25 Dhjetor, 2024
-0.3 C
Pristina

Shkeli rregullat ende pa u futur në shtëpi, ja arsyeja e vërtetë pse Rike Roçi u dënua duke qëndruar mbi vinç gjatë natës së parë të BBV

Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të InfoKosova në Youtube.

Të shtunën që lamë pas filloi spektakli i Big Brother Vip në Shqipëri.

Një ndër gjërat që bënë shumë përshtypje ishte hyrja e Rike Roçit, vajzës së konsideruar si tifozja më seksi e Kombëtares Shqiptare.

Rike u la duke pritur më shumë se tri orë në temperatura afër zeros, përpara se të bënte hyrjen e saj zyrtare në shtëpi, duke qenë e 16-ta në radhë nga banorët që u pranuan brenda.

Por arsyeja me sa duket nuk ka qenë vetëm për show.

Burime për Living tregojnë se Rike Roçi u la të priste gjatë mbi vinç si një dënim nga vëllai i madh pasi ditën që ishte futur për t’u karantinuar në hotel, kishte dorëzuar vetëm njërin celular dhe kishte mbajtur një tjetër me vete.

Ajo madje u pa duke komentuar në një live të ish banorit të Big Brother, Anaid Kaloti.

PROMO

Nga Rubrika