Si cdo javë është mbajtur loja e kapitenit në Big Brother Vip Kosova ku këtë herë kishte fituar Adri, ndërsa pasi janë dy në një banor automatikisht fituese është edhe Iliriana.
Këtë herë kapiteni kishte një avantazh në lojë ku do të nisnin zingjirin e shpëtimin dhe tre personat e fundit që mbeten do shkonin automatikisht ne nominim.
Por, moderatorët treguan se në fund do të ketë edhe një përdredhje.

Adri dhe Iliriana vendosen që të shpëtojnë Lumin, ndërsa personat e fundit mbeten Linda, Buci dhe Shqipja duke shkuar të tre automatikisht në nominim.
Mirëpo, tre të nominuarit kishin të drejtën që të merrnin edhe një banor me vete ne nominim.
Shqipja, Buci dhe Linda vendosin që bashke me ta ne nominim të marrin pikërisht Adrin dhe Ilirianen që nisën zingjirin.
Adri reagoi i nervozuar duke thënë se duhet të kishin tamam avantazh e jo një të tillë me përdredhje në fund./InfoKosova/


