Një ditë më parë ngjarja e vrasjes së Liridona Ademaj, tronditi opinionin kosovar.
Edhe pse në fillim u inskenua se vrasja u bë nga disa plaçkitës të cilët në fillim i kishin marr gjësendet me vlerë dhe më pas ishte ekzekutuar Liridona në prani të fëmijëve dhe burrit të saj, Naim Murseli.
Ky i fundi është arrestuar disa orë pasi Liridona ishte varrosur dhe më pas siç kanë bërë të ditur mediat, Murseli kishte pranuar se kishte urdhëruar vrasjen makbare ndaj 30 vjeçare, shkruan InfoKosova.
Naim Murseli ishte njeriu i afërt me biznesmenin Behgjet Pacolli, madje i kishte dhënë edhe shumë hapsir duke u merr me rrjetet sociale të tij.
Në llogarinë e tij në facebook, Naim Murseli kishte mjafte fotografi bashk me Pacollin duke ndarë një kohë të mirë me të.
Por si kishte mundur që Murseli të afrohet aq shumë me Pacollin?
Ndoshta strategjia e tij prej ‘furellanti’ e bëri qe Pacolli të i besoj kaq shumë?, apo është se Pacolli nuk i ‘analizon’ mirë njerëzit e tij që i mbanë afër?!
Megjithatë ish Presidenti i Kosovës, Behgjet Pacolli ka berë përsëri një reagim në llogarinë e tij në facebook, duke njoftuar pak më shumë opinionin për afërsinë e tij me Naim Murselin, ku kishte treguar se Pacolli ishte edhe kumbara i djalit të Naimit dhe Liridones./InfoKosova/
Shiko postimin e plote: