Ethet e Euro2024 kanë frymëzuar tifozët kuqezi të shfaqen me kreativitet të jashtëzakonshëm.
Para ndeshjes me Italinë në Dortmund, një vajzë e veshur me një fustan të dizenjuar me motive kombëtare ka kapur sytë e të gjithëve.
Duke u bërë të njohur si “shqiponjë në stadium”, Vjosa Pllana, nga Prishtina, ka bërë furor në media pasi u identifikua nga mikrofoni i A2 CNN.
Pyetur nga gazetari Erald Kodheli për idean e fustanit shqiponjë, ajo shprehu: “E kam përgatitur vetë për lojën. Dëshira për të shkuar si një shqiponjë në stadium më ndihmoi të realizoja këtë veshje. Shumë e dua shqiponjën dhe kam dashur të shkoj si ajo në stadium. Jam e sigurt që do fitojmë.”
Fustani i saj i veçuar ka bërë që Vjosa të jetë një prej figurave më të shquara në tribunën kuqezi gjatë Europianit.
Shiko videon:

