E shtunë, 9 Nëntor, 2024
5.3 C
Pristina

Skandaloze, në testin e matematikës nxënësit pyetën për banorin e BBVA, Romeo Veshaj

Sot në Shqipëri nxënësit i janë nënshtruar Olimpiadës Kombëtare të Matematikës për vitin 2024.

Në test i është parashtruar edhe një pyetje në të cilin përmendej banori i Big Brother VIP Albania, Romeo Veshaj.

Në pyetjen 11 të testit të matematikës, nxënësit pyeten për një film të Romeos, se në çfarë ore të mbarojë po të shkëputet energjia elektrike.

“11.Në televizionin Top Channel po shfaqej një film që do të fillonte në orën 9 pa çerek dhe do të mbaronte pas 1 orë e gjysmë. Romeos duke ndjekur filmin iu fikën dritat e shtëpisë për 15 a. 10 pa çerek b. 10 e çerek c. 10 e gjysmë d. 9 e gjysmë e. 11 pa çerek minuta. Në cilën orë do të mbaronte filmi për Romeon?,”-shkruhet në pyetjen.

Nga Rubrika