Në programin “E Diell” ka qenë i ftuar së fundmi reperi i njohur, Arkimed Lushaj – Stresi.
Në këtë episod të fundit, Stresi u përball me Xheneta Fetahun, e cila tani ka marë rolin e opinionistes. Diskutimi i tyre mori një kthesë të paparashikuar, kur tema e mbështetjes për Gjestin, ish-finalistin e emisionit, erdhi në qendër të vëmendjes.
Përplasja e tyre erdhi sapo Xheneta e sfidoi reperin, duke e pyetur se përse po e mbështet Gjestin dhe përse po e ndihmon vazhdimisht me drone. Një pyetje që Stresi e mori me seriozitet dhe vendosi të shpjegonte arsyet e tij.
“Nuk kam nevojë për vëmendje, pasi jam në skenë që shumë vite,” tha ai, duke theksuar se mbështetja e tij ndaj Gjestin nuk ka të bëjë me dëshirën për të qenë në qendër të vëmendjes, por me një ndjenjë më të thellë.
Artisti shqiptar e përshkroi se si mbështetja familjare ishte një motiv i fuqishëm për të.
“Në radhë të parë po e bëj edhe për nënën time që qan, që thotë shiko se çfarë po i bëjnë djalit. Është dëshira e nënës time. E gjithë familja ime bën tifo,” shpjegoi ai me një emocion të dukshëm në zërin e tij.
Në një moment të tensionuar, Stresi e sfidoi Xhenetën, duke e pyetur përse është kaq e interesuar për të, duke thënë se ajo ka deklaruar se nuk do fliste më. Kjo përplasje rriti tensionin në studio dhe u bë një moment i rëndësishëm i episodit.
Më tej në intervistë, Stresi theksoi rëndësinë e mbështetjes familjare në jetën e tij si artist. “Kur ndihesh i mbështetur mbi të gjitha nga ata që të duan më shumë, ndihesh më i fortë,” u shpreh ai. Kjo mbështetje është thelbësore për të përballuar sfidat dhe presionin që vjen me famën dhe suksesin.