Web Analytics

Sulmohet një serb me shufër gome në Leposaviq

Botuar nga: InfoKosova

Një person nga komuniteti serb ka njoftuar se pas një mosmarrëveshje është sulmuar me një shufër gome nga një person tjetër.

Në raportin 24 orësh të Policisë bëhet e ditur se ngjarja ka ndodhur të martën rreth orës 09:40 në Leposaviq.

Tutje bëhet e ditur se viktima ka pranuar trajtim mjekësor.

“Viktima mashkull serb kosovar, ka njoftuar se pas një mosmarrëveshje është sulmuar me një shufër gome nga i dyshuari mashkull kosovar. Viktima ka pranuar trajtim mjekësor”, thuhet në raport.

Ndërkaq, sipas raportit palët janë sjellë në stacion dhe pas inicimit të rastit me vendim të prokurorit janë liruar në procedurë të rregullt. /Telegrafi/

Të FUNDIT