Me miliona myslimanë festojnë muajin e shenjtë të Ramazanit në të gjithë botën, dhe edhe figurat e njohura nuk përjashtohen nga kjo traditë e rëndësishme!
Një nga emrat më të njohur në industrinë muzikore është French Montana, emri i tij i vërtetë është Karim Kharbouch. Ai është një musliman praktikues dhe shpesh shprehet për çështjet që prekin myslimanët. Tashmë është bërë tradicional që ai të marrë pjesë në Met Gala me veshje tradicionale arabe, duke përfaqësuar kulturën dhe besimin e tij në një ngjarje kaq të madhe.
Anëtari i dikurshëm i One Direction, Zayn Malik, është gjithashtu një tjetër figurë e njohur që e nderon Ramazanin. Me origjinë pakistaneze dhe britanike, ai çdo vit uron ndjekësit e tij për këtë muaj të shenjtë dhe shpreh krenarinë për identitetin e tij musliman. Kjo qëndrim gjen mbështetje te shumë të rinj që e shohin atë si një model role.
Këngëtarja dhe kantautorja amerikane, SZA, është rritur në një familje myslimane konservatore. Ajo ka ndarë përvoja të rëndësishme nga adoleshenca e saj, duke treguar se si mbajtja e hixhabit dhe modestia ishin pjesë integrale e identitetit të saj. SZA vazhdon të jetë një muslimane praktikante dhe me zërin e saj, ajo frymëzon shumë të rinj të gjithandej botës.
Motrat supermodele, Bella dhe Gigi Hadid, janë gjithashtu një simbol i besimit të tyre. Ato janë të njohura për angazhimin e tyre ndaj trashëgimisë myslimane, edhe pse ato nuk agjërojnë. Megjithatë, ato shfaqin krenarinë e tyre për identitetin kulturor dhe fetar, duke ndihmuar në ruajtjen e këtij identiteti në botën e modës.
DJ Khaled, një tjetër emër i njohur në botën e muzikës, është një amerikan-palestinez i cili gjithashtu agjëron. Ai shpesh tregon për sfidat që has gjatë Ramazanit, duke përfshirë dehidratimin, dhe rëndësinë që ai i jep këtij muaji. Ai është një shembull i fortë për ata që ndjekin udhëzimet e besimit të tyre.
Futbollisti Mohamed Salah është një figurë e njohur jo vetëm për aftësitë e tij në fushë, por edhe për përkushtimin e tij ndaj Islamit. Ai e kryen suxhud (sexhden) pas çdo goli dhe agjëron gjatë Ramazanit, madje edhe në turne të rëndësishme futbolli. Përkushtimi i tij ndaj besimit e bën atë një model frymëzues për shumë adhurues të sportit.
Ndërsa miliona njerëz në botë presin me padurim Ramazanin, edhe disa artistë shqiptarë, pavarësisht angazhimeve të tyre të shumta, veprojnë për të respektuar këtë muaj. Çiljeta, Arian Agushi, Fifi, Mc Kresha, Gili, dhe Fero janë disa nga artistët që agjërojnë, duke treguar se besimi dhe përkushtimi i tyre është i fortë, edhe në profesione me ritme të shpejta dhe të ngarkuara.
Këto figura të njohura që agjërojnë dhe festojnë Ramazanin janë shembuj të shkëlqyer për shoqërinë, që tregojnë se është e mundur të përputhen aspiratat profesionale me besimin dhe traditat fetare. Kjo është një kohë që na bashkon, na përforcon besimin dhe na rikujton rëndësinë e shpirtit dhe solidaritetit në komunitet.