E shtunë, 7 Dhjetor, 2024
0.8 C
Pristina

Të gjithë u shqetësuan për gjendjen në të cilën shfaqej, reagon më në fund Arjan Konomi

Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të InfoKosova në Youtube.

Arjan Konomi është larguar nga ekranet këtë periudhë dhe aktualisht ndodhet me pushime duke vizituar shumë vende të botës, eksperiencë të cilën ai e ndan dhe me ndjekësit në rrjetet sociale.

Disa ditë më parë ai publikoi një video në TikTok, ku ndante momente nga takimi i tij me Shane Sali, kryetar i bashkisë Shepparton, Victoria, Australi ndersa në sektorin e komenteve, njerëzit vërshuan me komente dhe teori për pamjen e Arjanit, duke përmendur vendimin e tij për të mbajtur flokët të thinjur, ngjyrën e lëkurës, nëse vuan nga ndonjë sëmundje, teorinë konspirative e një klonimi.

E së fundmi, Arjani ka zgjedhur të reagojë mbi këto komente, me anë të një postimi në Instagram, opinionisti sqaron se është shumë mirë me shëndet, teksa i falenderon ndjekësit për shqëtësimin e tyre:

“Tungjatjeta nga Tropical Forest North Australia! Jam shumë mirë me shëndet! Rrofshi që bëheni merak për mua! Fjalët e kësaj kënge duken sa jam bërë për mua : “Jam një vagabond që qetësi nuk gjen kurrë, dua veç veten time dhe lirinë time”.

Shiko foton:

PROMO

Nga Rubrika